Nesër zhvillohet miqësorja Maqedoni – Arabia Saudite në Pragë

Reprezentacioni i Maqedonisë nesër me fillim nga ora 17:00 do të zhvillojë ndeshjen miqësore kundër Arabisë Saudite në Pragë të Republikës Çeke.

Ekipi përfaqësues sot udhëtoi drejt kryeqytetit çek, ndërsa para nisjes zhvilloi seancën e fundit stërvitore në qendrën e FFM-së. Trajneri Blagoja Milevski ka grumbulluar lojtarët me përvojë, por edhe dy debutuesit Reshat Ramadani dhe Elmin Rastoder, me synim që të testojë formën e futbollistëve para sfidës së rëndësishme kualifikuese kundër Lihtenshtajnit.

Futbollisti Bojan Ilievski theksoi se kjo miqësore do të shërbejë për kombinime të reja dhe përgatitje më të mirë për ndeshjet e shtatorit.
“Kemi një seri pozitive dhe duhet të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë. Ndeshja kundër Arabisë Saudite do të jetë e dobishme për ne, ndërsa përballja me Lihtenshtajnin është veçanërisht e rëndësishme. Edhe kur nuk jemi favoritë, siç ndodhi me Belgjikën dhe Uellsin, kemi treguar se mund të surprizojmë”, deklaroi Ilievski.

Ndeshja Maqedoni – Arabia Saudite zhvillohet nesër, me fillim në ora 17:00, në stadiumin e Pragës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT