Kandidati për kryetar të Komunës së Likovës, Nexhmedin Sadiku, së bashku me zv. Kryeministrin Arben Fetai, vizituan fshatin Hotël ku u takuan me udhëheqësit e bashkësisë lokale.
Sadiku vlerësoi angazhimin e banorëve dhe theksoi se fshati Hotël është shembull i përkushtimit dhe organizimit përmes projekteve të realizuara deri më tani. Ai premtoi mbështetje të plotë nga ana e tij dhe paralajmëroi investime konkrete nga komuna në ujësjellës, kanalizim, rregullimin e shtratit të lumit dhe projekte të tjera të domosdoshme për zhvillimin e fshatit.
“Ky angazhim i tyre do të ketë mbështetjen tonë të plotë. Hotëli do të ecë drejt standardeve më të larta të jetesës për banorët. Likova meriton më shumë,” deklaroi Nexhmedin Sadiku.