Nexhmedin Sadiku: Me banorët e Ropalcës për zhvillim dhe kushte më të mira në Likovë

Kandidati i Koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Likovës, Nexhmedin Sadiku, vizitoi fshatin Ropalcë ku u takua me aktivin e partisë dhe banorët e vendbanimit.

Gjatë takimit u diskutua hapur për nevojat dhe sfidat e përditshme të qytetarëve, me theks të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës së kanalizimit dhe ujësjellësit, si dhe në investime të tjera të domosdoshme që do të rrisin cilësinë e jetës në fshat.

“Si kandidat për kryetar të Komunës së Likovës, jam i vendosur të punoj me përkushtim për zhvillim të qëndrueshëm, kushte më të mira jetese dhe ndërtimin e një komune funksionale për të gjithë. Bashkë me banorët, do ta bëjmë ndryshimin e shumëpritur,” tha Sadiku.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT