Nexhmedin Sadiku: Pas 24 vitesh, mbyllim përfundimisht deponinë në Nikushtak

Kandidati për kryetar të Komunës së Likovës nga koalicioni VLEN, Nexhmedin Sadiku, njoftoi mbylljen përfundimtare të deponisë në fshatin Nikushtak, pas 24 vitesh neglizhencë nga qeverisjet e kaluara. Ai theksoi se, gjatë viteve, edhe pse BDI-ja kishte pushtetin lokal dhe qendror, deponia vazhdonte të helmonte vendbanimet përreth.

“Pas një viti punë të përbashkët, ne e mbyllëm këtë deponi, duke treguar përgjegjësi dhe vendosmëri”, deklaroi Sadiku. Ai falënderoi zëvendëskryeministrin Arben Fetai, ministrin Izet Mexhiti dhe banorët për aktivizimin dhe vetëdijen e lartë, të cilët kontribuan në ndalimin e kamionëve që mbushnin deponinë.

Sadiku shtoi se ky është vetëm një hap drejt zgjidhjes së problemeve të komunitetit dhe se me mbështetjen e Qeverisë dhe një udhëheqjeje të re lokale, sfidat e tjera do të adresohen një nga një.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT