Nexhmedin Sadiku viziton Ropalcën dhe Nikushtakun: “Bashkë për zhvillim dhe mundësi për të rinjtë”

Kandidati për kryetar të Komunës së Likovës nga koalicioni VLEN, Nexhmedin Sadiku, zhvilloi sot vizita në fshatrat Ropalcë dhe Nikushtak, ku u takua me banorët e këtyre vendbanimeve.

Gjatë takimeve, Sadiku bashkëbisedoi me qytetarët për sfidat me të cilat përballen dhe për mundësitë për të nxitur zhvillimin ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për rininë dhe familjet.

Ai prezantoi gjithashtu vizionin dhe programin e tij, që synon forcimin e bashkëpunimit me qytetarët dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë, të qëndrueshme dhe me më shumë mundësi për të gjithë banorët e komunës.

Sadiku theksoi se prioritet i tij është bashkëpunimi i ngushtë me komunitetet lokale dhe zhvillimi i Likovës në të gjitha aspektet, duke e kthyer komunën në një shembull të qeverisjes së afërt me qytetarët.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT