Sunday, April 28, 2024
spot_img

Nga mbrëmja e nesërme në qytetet do të bjerë borë, më pas i ftohtë i thatë me temperatura të ulëta

“Do të vijojë zbritja e mëtejshme e masës ajrore të ftohtë nga Arktiku drejt Maqedonisë”, parashikon Sllavço Popovski.

Sipas tij, gjatë mbrëmjes së nesërme dhe natës kah të martës do të ketë reshje bore me intensitet të dobët deri mesatar në disa vende në mbarë Maqedoninë, kështu që në disa vende dhe në qytete pritet formimi i mbulesës së vogël të borës.

“Në male dhe në qendrat e skijimit presim formimin e një mbulesë dëbore më të theksuar (deri të martën në mëngjes dhe deri në 20 centimetra, vende-vende edhe më shumë). Nga e marta do të na ndjekë i ftohtë i thatë, ndërsa temperaturat në mëngjes do të zbresin deri në -10 gradë vende-vende. Gjatë ditës mbetet shumë i ftohtë me temperatura që do të mbeten rreth ose pak mbi zero në shumë vende. Në disa vende do të qëndrojnë nën zero. Edhe në Shkup presim të bie borë, veçanërisht në zonat më të larta të luginës dhe malet përreth. E gjithë kjo do të pasohet nga një erë veriore e cila herë pas here do të shtohet me intensitet”, thotë Popovski.

Sipas tij, na pret një periudhë dukshëm më e ftohtë dhe një dimër i vërtetë.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT