Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, zhvilloi një takim të ngrohtë me banorët e Sllatinës, ku u diskutuan hapur sfidat dhe nevojat e komunitetit, si dhe vizioni për zhvillimin e komunave.
Në këtë takim u theksua se biri i këtij fshati, Daut Memishi, do të jetë kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Tearcës në zgjedhjet e 19 tetorit. Memishi përfaqëson energjinë, sinqeritetin dhe vendosmërinë për të çuar përpara Tearcën.
Kasami nënvizoi se bashkë me qytetarët dhe njerëz të ndershëm si Dauti, po ndërtohet një të ardhme e re për komunën, duke theksuar se ndryshimi vjen nga forca e njerëzve dhe zëri i çdo fshati.
📌 “Ky është momenti i ndryshimit, dhe ky ndryshim fillon nga secili prej nesh”, u tha në takim.