Nga sot në Shqipëri çmimi i energjisë elektrike për familjet është ulur me 10,5%
Në Shqipëri, nga sot ka filluar zbatimi i vendimit për çmimin e ri të energjisë elektrike, i cili është më i ulët me 10,5%, njoftoi zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjetikën, Belinda Balluku.
Sipas saj, pritet që këtë masë ta përfitojnë 1 milion e 70 mijë abonentë, ose pothuajse 95% e familjeve.
“Familjet që do të konsumojnë deri në 700 kilovat orë në muaj do të paguajnë 8,5 lekë për kilovat orë. Ata që do të kalojnë 700 kWh do të paguajnë 9,5 lekë. Do të përfshihen 1.070.000 abonentë ose 95% e abonentëve,” tha Balluku.
Enti Rregullator i Energjisë, kohët e fundit vendosi dhe qeveria pranoi që çmimi për konsumatorët familjarë që konsumojnë deri në 700 kWh të jetë 8,5 lekë për kilovat. Për ato familje që konsumojnë më shumë se 700 kilovat, çmimi është 9,5 lekë për kilovat.