Niko Peleshi është zgjedhur Kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë në seancën e parë të legjislaturës së re, e mbajtur këtë të premte. Ai mori mbështetjen e shumicës parlamentare me 84 vota pro, ndërsa vetëm tre deputetë votuan kundër.
Seanca u shoqërua me protesta të opozitës, ku deputetët hodhën në vend të fletëve të votimit pankarta kundër qeverisë dhe përplasën tavolinat me duar për të shprehur kundërshtimin ndaj zgjedhjes së Peleshit.