Nisin regjistrimet në “GoalFit Academy” – Akademia që zhvillon talentet e rinj në futboll

“GoalFit Academy” ka hapur zyrtarisht regjistrimet për sezonin e ri stërvitor, duke ftuar të gjithë fëmijët dhe adoleshentët nga 7 deri në 17 vjeç të bëhen pjesë e programit profesional të trajnimeve.

Akademia ofron stërvitje individuale dhe në grup, punë të avancuar me top, ushtrime për shpjetësi, eksplozivitet, koordinim dhe forcë funksionale – të gjitha të zhvilluara sipas standardeve moderne evropiane. Trajnerët janë të specializuar për punë me të rinj dhe të fokusuar në zhvillimin teknik, taktik dhe shpirtit ekipor.

Pjesë e rëndësishme e “GoalFit Academy” janë edhe skautët me lidhje ndërkombëtare, veçanërisht me akademi nga Gjermania, të cilët do të ndjekin dhe vëzhgojnë progresin e të rinjve, duke u krijuar mundësi reale për karrierë sportive.

Regjistrimet janë të hapura, ndërsa për më shumë informacione qytetarët mund të kontaktojnë në numrat:
071/427-421 dhe 070/842-402.

Kush është GoalFit Academy?
“GoalFit Academy” është një projekt i ri sportiv, i krijuar për të ofruar stërvitje profesionale dhe kushte moderne për zhvillimin e talentëve të rinj në futboll, me fokus te puna cilësore, metodat bashkëkohore dhe qasja e personalizuar ndaj çdo sportisti.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT