Një krim tronditi Ballkanin mëngjesin e sotëm: Një vajzë 31-vjeçare u vra me çekiç nga nëna e saj pranë Tuzlës.
Nëna nuk është gjetur
Një krim ka ndodhur në Bosnje dhe Hercegovinë, raportojnë mediat lokale. Një 64-vjeçar ka denoncuar mëngjesin e sotëm në Komisariatin e PS Qendër se ka gjetur trupin e pajetë të vajzës së tij 31-vjeçare FM në shtëpinë e familjes në Tuzla.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka konfirmuar pretendimet nga kallëzimi, për të cilën menjëherë është njoftuar Prokuroria Kantonale e Kantonit të Tuzlës, njofton MUP TK, transmeton “Avaz”.
“Gjatë hetimeve është konstatuar se gruaja kishte një lëndim në pjesën e pasme të kokës. Sot do të urdhërohet autopsi për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes”, tha Admir Arnautovic, zëdhënës i Prokurorisë së TK.
Sipas informacioneve të fundit, siç raportojnë mediat vendase, bëhet fjalë për një krim, i cili sipas indikacioneve të para, me siguri është kryer nga nëna e një vajze 31-vjeçare. Në vendngjarje hetuesit kanë gjetur dy letra lamtumire, si dhe objektin me të cilin sipas hetuesve është kryer krimi. Është padyshim një çekiç.
Nëna nuk është gjetur
Nëna nuk u gjet në shtëpinë ku jetonte me të bijën dhe kërkimi i policisë vijon që nga mëngjesi i sotëm. Të gjitha njësitë në dispozicion janë në këtë lokacion – Tušnje.
Vajza që u vra, raportojnë mediat lokale, ishte e sëmurë rëndë.