Një zë për rininë, një zë për Dibrën – Takim i jashtëzakonshëm me të rinjtë

Fisnik Mela, së bashku me ministrin Orhan Murtezani dhe bartësin e listës Afrim Krkuti, zhvilluan një takim me të rinjtë e Dibrës, ku prezantuan vizionin e tyre për një Dibër më të zhvilluar dhe më përfshirës.

Takimi u fokusua në fuqizimin e rinisë, krijimin e hapësirave për pjesëmarrjen aktive dhe zbatimin e politikave që nxjerrin në pah energjinë, idetë dhe kurajon e të rinjve. Mela theksoi se të rinjtë janë forca e së ardhmes dhe se me angazhimin e tyre Dibra mund të ecë përpara drejt zhvillimit dhe mundësive të reja.

Slogani i takimit ishte: “Një zë për rininë, një zë për Dibrën!”, duke reflektuar përkushtimin për një qeverisje të hapur dhe bashkëpunuese me të rinjtë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com