Njoftim BFI-Myftinia Tetovë: Uzurpatori i zyrave Qani Nesimi nuk është myfti, ai përballet edhe me shumë procedura penale
NJOFTIM
Të nderuar imam, mualim, muezin dhe Këshilla të xhamive
Deri te ju nga ana e një profesorit të UT përndryshe ish myftiut Qani Nesimi ju është dërguar një letër në të cilën thirret se kinse Gjykata civile Shkup ka vendos se ai është Myfti dhe se kush prezenton Selver Xhemailin si Mufti paraqet vepër penale, janë tërësisht të pavërteta dhe gënjeshtra klasike të një personi i cili në mënyrë të dhunshme keqpërdor hapësirat e objektit të Myftinisë së Tetovës.
Andaj ndjejmë përgjegjësi dhe obligim moral të Ju njoftojmë me sa vijon:
1.Qani Nesimi nuk është myfti i Tetovës në bazë të vendimit të Rijasetit, të sjellur më datë 08.11.2023, në të cilin është shkarkuar dhe i është tërhequr Muraselja. Andaj, nuk është i vërtete lajmi i shpalosur ne mediume dhe portale të ndryshme se gjoja Qani Nesimi mbetet Myfti, se kush do të jetë myfti në myftini të caktuar vendosin organet e BFI-së/Rijaseti. përkundrazi edhe me aktvendimin gjyqësor për masë të përkohshme te Gjykatës Civile Shkup P1-328/24 ( ku thiret ai) Dr.Selver Xhemaili vazhdon te ngelet u.d. Myfti i Myftinisë së Tetovës.
2.Qani Nesimi është mësimdhënës i rregullt në UT dhe si i tillë është uzurpator i hapësirave të Myftinisë së Tetovës, për këto veprime kundërligjore Qani Nesimi ka edhe vendim gjykate me të cilin është dënuar për vepra penale nga ana Gjykatës Themelore Tetovë dhe dyshohet për kryerjen edhe të disa veprave tjera penale për të cilat opinioni do të informohet ditët në vijim.
- Qani Nesimi veç është dënuar nga Gjykata themelore Tetovë për dy vepra penale ku njëra prej tyre është se rrejshëm paraqitet si Myfti kurse tjetra për falsifikim dokumentash, në procedurë do jenë edhe disa vepra penale për të cilat do njoftoheni ditëve në vijim.
- Me vendime të plotëfuqishme të Gjykatës së Lartë Administrative Qani Nesimi nuk është Myfti i Tetovës.
- Apelojmë deri te nëpunësit fetarë dhe besimtarët e Myftinisë së Tetovës, aktivitetet e tyre t`i realizojnë në koordinim me U.D Myftiun e Tetovës Dr. Selver Xhemailin si i vetmi person i autorizuar legjitim dhe legal i Myftinisë së BFI – Tetovë.
- Vendimin e Gjykatës së Apelit Shkup, vendimet e gjykates së Lartë administrative, vendimet e Gjykatës themelore për veprat penale ku dënohet Q. N. më disa herë janë publikuar.
Paraqitja e tij si Myfti si dhe lëshimi dhe nënshkrimi i çdo dokumenti nga ana e tij paraqet vepër penale për të cilat veç ka vendime gjyqësore por i njëjti i vazhdon të njëjtat vepra penale t’i përsëris
Myftinia e BFI-se – Tetovë në krye me u.d.Myftiun Dr.Selver Xhemaili shpreh keqardhje të thellë për pozitën e palakmueshme në të cilën janë vendosur të punësuarit duke filluar nga imamët e xhamive, profesorët, muezinët si dhë Këshillat e Xhamive.
Shpresojmë se me ndihmën e Zotit shumë shpejt do lirohen edhe hapësirat e Myftinisë dhe kjo golgotë e shkaktuar nga uzurpuesi Qani Nesimi shumë shpejt do përfundojë.
Andaj asnjë nga të punësuarit duke filluar nga imamët e xhamive, profesorët, muezinët si dhë Këshillat e Xhamive mos bien pre e letrës së lëshuar nga uzurpatori Qani Nesimi.
Shërbimi për informim pranë BFI-Myftinia Tetovë