Njoftim nga Ndërmarrja Publike për Ujë dhe Kanalizim “Sharri” – Tetovë

Ndërmarrja Publike për Ujë dhe Kanalizim “Sharri” – Tetovë informon qytetarët se prej së hënës, 01.12.2025, do të hyjnë në fuqi masat e reja ndëshkuese ndaj keqpërdoruesve të ujit dhe kyçjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit.

Çdo lidhje e paligjshme dhe çdo formë keqpërdorimi të ujit do të sanksionohet sipas ligjit.

Dënimet e parapara janë:

  • Për amvisëri dhe persona fizik: nga 500 deri në 2,000 euro.

  • Për biznese, persona juridik dhe ndërtues të ndërtesave banesore që kryejnë kyçje ilegale: deri në 5,000 euro.

Për shkak të rasteve të shumta të manipulimit të orëmatësve të ujit, NPK “Sharri” njofton se çdo ndërhyrje e tillë do të trajtohet si shkelje serioze. Për të gjithë shkelësit që do të konstatohen nga ekipet e ndërmarrjes, do të bëhet çkyçja nga rrjeti i ujësjellësit pa paralajmërim.

Uji është pasuri publike dhe e përbashkët. Keqpërdorimi dëmton të gjithë qytetarët dhe pengon furnizimin e rregullt me ujë. Ndërmarrja do të ndërmarrë kontrolle të rregullta në terren dhe do të reagojë ndaj çdo shkeljeje pa përjashtim.

Qytetarët që kanë lidhje të paautorizuara ftohen t’i rregullojnë ato vullnetarisht para fillimit të inspektimeve zyrtare.

Faleminderit për bashkëpunimin.

Ndërmarrja Publike për Ujë dhe Kanalizim “Sharri” – Tetovë

TË NDRYSHME

TË FUNDIT