Komuna e Dibrës ka njoftuar të gjithë bletarët e zonës se më datë 16 korrik 2026 (e enjte), do të zhvillohet aksioni i dezinsektimit tokësor kundër mushkonjave. Siç njofton KohaNEWS, ky proces do të realizohet në intervalin kohor nga ora 18:00 e mbrëmjes deri në ora 06:00 të mëngjesit të ditës pasuese.
Detajet e aksionit:
Kompania zbatuese: TRULI NOLEN NM LLC.
Mënyra e realizimit: Me pajisje ULV.
Zonat që do të përfshihen: Sipërfaqet e gjelbra, bregu i Liqenit të Dibrës, deponitë, zonat përreth, si dhe vendbanimet e përcaktuara në planin e dezinsektimit.
Siç transmeton KohaNEWS, autoritetet komunale u bëjnë thirrje të gjithë bletarëve që të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve gjatë kësaj periudhe. Në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike, dezinsektimi do të shtyhet për ditën e parë kur kushtet të jenë të përshtatshme.
/KohaNEWS


