Me pikëllim të thellë ju bëjmë me dije se ka ndërruar jetë bashkëluftëtari ynë i çmuar, Memet Ismaili – pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, njeri i ndershëm, trim dhe i përkushtuar ndaj idealeve të lirisë.
Memeti ishte nga ata bij të kombit që iu përgjigj pa hezitim thirrjes për çlirim, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ditët më të vështira për popullin tonë.
Sot, shokët e luftës, miqtë dhe familja e tij kujtojnë me dhimbje një burrë fisnik, që nuk e njohu frikën, por besoi deri në fund në atdheun dhe shokët e armës.
Lamtumirë, Memet!
Kujtimi yt do të mbetet gjithmonë në zemrat tona, si shembull i sakrificës, trimërisë dhe dinjitetit shqiptar.
Lavdi jetës dhe veprës tënde!
Varrimi do të bëhet më 24.10.2025 (e premte), pas namazit të xhumasë, në varrezat e fshatit Xhepçisht.
Klubi i Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare


