Njoftim për Shtyp: Një mbrëmje e mbushur me dramë, pasion dhe muzikë madhështore në OBN! Opera “PALAÇO” nga Ruxhero Leonkavallo – 7 nëntor 2025, ora 20:00

Njoftim për Shtyp: Një mbrëmje e mbushur me dramë, pasion dhe muzikë madhështore në OBN! Opera “PALAÇO” nga Ruxhero Leonkavallo – 7 nëntor 2025, ora 20:00

Të nderuar,

Në skenën e Operas dhe Baletit Nacional më 7 nëntor, duke filluar nga ora 20:00, do të interpretohet opera dramatike PALAÇO nga kompozitori italian Ruxhero Leonkavallo – një nga veprat më madhështore të verizmit operistik, e cila ka fituar audiencën në të gjithë botën për dekada të tëra.

Historia e dashurisë, pasionit dhe hakmarrjes, e përkthyer në operën ” “PALAÇO”” do të interpretohet në skenën tonë nën dirigjimin e të ftuarit nga Hungaria, Koçar Balazh, me regji nga Dejan Proshev, skenografia është nga Ilina Angelovska, kostumet janë nga Nikola Buleski, koreografia është nga Olga Pango, mjeshtri i koncertit është Kliment Todoroski, dhe mjeshtret e korit: Gjurgjica Dashiq dhe Jasmina Gjorgeska.

Në ekipin solistik marrin pjesë: Deshira Ameti Krliu (Neda), Antonello Palombi nga Italia (Kanio/ PALAÇO), Marjan Jovanoski (Tonio), Dragan Ampov (Silvio), Jane Dunimaglovski (Arlekin), së bashku me korin, orkestrën dhe solistët e baletit të Operës dhe Baletit Nacional.

Opera “PALAÇO” është një nga veprat më të famshme të verizmit italian. Premiera e saj u shfaq në Milano në vitin 1892, dhe Leonkavallo e shkroi vetë libretin, i frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë. Vepra eksploron vijën e hollë midis artit dhe realitetit, dashurisë dhe xhelozisë, të qeshurës dhe lotëve. Me arien e paharrueshme “Vesti la giubba”, kjo kryevepër prek çdo zemër dhe na kujton se edhe pas një maske të qeshurës mund të ketë dhimbje “PALAÇO” është një nga operat më emocionale dhe më të interpretuara në histori.

 

 

 

 

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com