Thursday, May 2, 2024
spot_img

NP Rrugë Shtetërore: Vendosën kontejnerë në pagesat rrugore me qëllim ruajtjen e ambientit jetësorë

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore ka  filluar me një fushatë sensibilizuese për qytetarët për të qenë më të ndërgjegjshëm në ruajtjen e ambientit jetësorë  duke mos hedhur mbeturina të ndryshme gjatë qarkullimit me makina në autostradat e vendit dhe për këtë arsye janë vendosur  kontejner në pikat e pagesave rrugore.

“Që të mbajmë pastër mjedisin jetësor kemi vendosur shporta të reja për mbeturina dhe kontejnerë në pikë  pagesore, kësaj radhe në vende më të dukshme me qëllim që t’jua lehtësojmë hedhjen e mbeturinave. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se mbetjet e hedhura në rrugë paraqesin rrezik për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.  Për këto arsye, apelojmë që mbeturinat t’i hidhni në 40 kontejnerët e vendosur në vende të dukshme dhe në 260-të shporta për mbeturina të vendosura ndërmjet  pikave pagesore ,” u shpreh drejtori i NP Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi.

Ndërkaq Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, ka vënë në dispozicion të qytetarëve një email  kontakti  contact@roads.org.mk. për të lajmëruar shërbimet kompetente të kësaj ndërmarrje në rast se shohin hedhje të mbeturinave në dhe afër rrugëve shtetërore e gjithë kjo për të ruajtur pamjen e bukur të autostradave tona.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT