Edhe pse po kalon një periudhë të vështirë emocionale pas ndarjes nga Leo, Lela ka gjetur forcën për t’u rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes. Bukuroshja e njohur së fundmi ka surprizuar ndjekësit duke u shfaqur e veshur si nuse.
Lela po vazhdon angazhimin e saj profesional në reklamimin e veshjeve tradicionale, një punë që e bënte rregullisht edhe gjatë kohës kur ishte në lidhje. Me nurin e saj dhe elegancën që e karakterizon, ajo duket si një nuse e vërtetë, duke lënë pas dritëhijen e jetës private.
Komentet në rrjetet sociale nuk kanë munguar, ku shumë fansa kanë vënë re se ndarja, përveçse e ka bërë më të fortë, sikur ia ka shtuar edhe më shumë bukurinë. Edhe pse me “zemër të thyer”, Lela dëshmon se profesionalizmi dhe shkëlqimi i saj nuk zbehen pavarësisht sfidave personale.



