Sot Zyra e Kryetarit të Strugës u mbush me buzëqeshje dhe kuriozitet të madh, kur nxënësit e klasës IV nga Shkolla Fillore “Vëllezërit Miladinovci” vizituan komunën për të mësuar se si funksionon dhe si punohet çdo ditë për qytetin.
Fëmijët dëgjuan me vëmendje dhe bënë pyetje të mençura, duke treguar interes për zhvillimin e qytetit. Ata pyetën ndër të tjera për qen endacak, trotuare dhe rrugë për biçikleta, fusha sportive, kënde lojërash, higjienën e qytetit dhe mundësinë e një terreni patinazhi në dimër.
Kjo vizitë ishte një mundësi për të dëgjuar zërin e brezit të ri dhe për të diskutuar për një Strugë më të pastër, më të sigurt dhe më të bukur. Kryetari i komunës siguroi nxënësit se çdo ditë punohet për t’i bërë realitet kërkesat dhe dëshirat e tyre.
Takime të tilla rikujtojnë rëndësinë e angazhimit të institucioneve për qytetarët më të rinj dhe vlerën e bashkëpunimit për një qytet ku fëmijët mund të rriten të sigurt dhe të lumtur.

