Gjashtë nxënës të shkollës së mesme “Zef Lush Marku” nga Shkupi janë përzgjedhur në mesin e Top 53 ideve më të mira të biznesit në garën kombëtare të inovacionit, të organizuar nga Brainster Next dhe NU Academy.
Në këtë konkurs morën pjesë qindra ekipe të rinjsh nga e gjithë Maqedonia, por ekipi i “Zef Lush Marku” arriti të dallohet për kreativitetin, vizionin dhe aftësinë për të zhvilluar ide të qëndrueshme biznesi.
Gara, e cila ka si çmim kryesor 1,000,000 denarë, u jep fituesve mundësinë që ta realizojnë idenë e tyre në praktikë. Aktualisht, konkursi ndodhet në fazën e votimit publik, që do të zgjasë deri më 16 nëntor, dhe çdo qytetar mund të japë mbështetjen e tij përmes votimit online.
Përfaqësuesit e shkollës shprehen krenarë për suksesin e nxënësve dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të kontribuojnë me votën e tyre:
“Ky është një sukses që tregon për talentin dhe përkushtimin e nxënësve tanë. I ftojmë të gjithë të votojnë dhe të mbështesin rininë tonë inovative,” – thuhet në njoftimin e shkollës.
📩 Votoni këtu dhe mbështetni të rinjtë tanë: https://milioner.mk/vote/7c2ddf01-4323-433d-ae9b-4b4d79b08734

