Saturday, July 27, 2024
spot_img

Objekti i shkollës “Rilindja” në Sellcë po merr formë/ Grubi: Përkujdesemi që kjo vatër e dijes të jetë në dispozicion të rreth 300 nxënësve

Objekti i ri i shkollës fillore “Rilindja” në fshatin Sellcë të Tetovës, po merr formë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri, Artan Grubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Grubi shkruan se së shpejti ky objekt do të jetë në shërbim të 300 nxënësve të kësaj zone.

Statusi i plotë:

Pas vendosjes së gurëthemelit një muaj më parë, kam kënaqësinë të ndaj me ju pamjet nga procesi intensiv i ndërtimit të objektit të ri të shkollës fillore “Rilindja” në fshatin Sellcë të Tetovës. Po përkujdesemi që kjo vatër e dijes të jetë sa më shpejtë në dispozicion të rreth 300 nxënësve të kësaj zone. Realizojmë premtimet!

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT