“Oj nanë, më rroku plumi!”/ Rivarroset pas 27 vitesh 9-vjeçari Sinan Dauti, i vrarë gjatë luftës në Kosovë

PREKAZ I EPËRM – Një pritje ankthi që zgjati gati tri dekada ka marrë fund për familjen Dauti nga Prekazi i Epërm. Pas 27 vitesh nga dita kur lufta ua rrëmbeu djalin e tyre vetëm 9-vjeçar, eshtrat e Sinan Dautit janë identifikuar dhe do të prehen më në fund në vendlindje.

 

Ngjarja tragjike daton më 9 prill 1999, kur i mituri u plagos rëndë nga forcat serbe. Fjalët e tij të fundit drejtuar të ëmës, “Oj nanë, më rroku plumi”, mbetën një plagë e hapur për familjen. Edhe pse gjyshja e tij bëri përpjekje mbinjerëzore duke e dërguar në spitalin e Mitrovicës nën breshëri armësh, fati i tij mbeti i panjohur që nga ai moment.

Pas kërkimeve të pafundme, eshtrat e Sinanit u gjetën në varrezat e fshatit Suhodoll. Familjarët kanë njoftuar se rivarrimi i tij do të bëhet këtë të shtunë në Prekazin e Epërm, duke i dhënë fund pritjes 27-vjeçare për një varr ku mund të vendosin lule.

Për të parë rrëfimin prekës të familjarëve dhe pamjet nga ky moment i rëndë, klikoni në videon e mëposhtme:

👉 KLIKO KËTU PËR TË PARË VIDEON

TË NDRYSHME

TË FUNDIT