Monday, May 13, 2024
spot_img

Opozita shqiptare hoqi dorë nga anëtarësimi në BE, vetëm t’i pëlqejë Mickoskit

Mickoski konfirmoi sot turpin e opozitës shqiptare të cilët janë të gatshëm të bëjnë çdo kompromis me fatin e qytetarëve, vetëm për t’i pëlqyer Mickoskit. Për ta arritur këtë ata kanë hequr dorë edhe nga kushtëzimi për ndryshimet kushtetuese që nënkupton heqje dorë edhe nga anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian.

 

Ata janë të gatshëm ta rikthejnë vendin në izolim vetëm e vetëm që të jenë servil të VMRO-së dhe Mickoskit e me këtë ti nënshtrojnë edhe shqiptarët, turqit, romët, boshnjakët dhe të gjjthë qytetarët për interesat e tyre.

Këtë turp dhe tradhëti Mickoski ua nxori në shesh haptazi, ndërsa ata nuk e thonë asnjë fjalë, që dëshmon se sa janë servilosur dhe sa janë nënshtruar.

Ju bëjmë apel qytetarëve që të mos shqetësohen, sepse servilizmi i opozitës shqiptare do të mbetet vetëm një turp i tyre në histori, ndërsa Fronti Europian me mbështetjen tuaj nuk do të lejojë skenare të këtilla dhe bashkërisht do ta realizojmë ëndrrën europiane.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT