Saturday, July 27, 2024
spot_img

Organizimi i grumbullimit dhe therjes së Kurbanave bëhet nga Muftinia e Tetovës me në krye Muftiun dr. Selver Xhemaili

NJOFTIM PËR OPINION
Rijaseti i Bashkësisë fetare islame të RMV-së njofton opinionin e gjerë në RMV, posaçërisht besimtarët që gravitojnë në territorin e Muftinisë së BFI-Tetovë se organizimi i grumbullimit dhe therjes së Kurbaneve bëhet nëpërmjet organeve të BFI-së dhe institucioneve të saj. Me këtë rast njoftojmë besimtarët të mos mashtrohen e të bien pre e thirrjeve të individëve që thirren në emër të BFI-së dhe organizojnë grumbullimin dhe therjen e Kurbaneve në emër të BFI-së të RMV.
BFI e RMV njofton besimtarët e territorit të Muftinisë së Tetovës se organizimi i grumbullimit dhe therjes së Kurbaneve është në kompetencë të BFI-së, gjegjësisht Muftinisë së BFI-Tetovë, të udhëhequr nga UD Mufti dr. Selver Xhemaili me stafin e tij.
Për këtë, BFI ka përgatitur dhe dorëzuar në të gjitha Muftinitë e saja, kupon për grumbullim të kurbaneve, të vulosura me vulë të BFI-së. Andaj çdo pagesë që bëhet pa kupon të vulosur me vulë të BFI-së, BFI nuk mban përgjegjësi për pasojat e mundshme.
Rijaseti i BFI-së të RMV
Zyra për informim

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT