Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka theksuar se drejtësia klimatike dhe ekologjike nuk janë më çështje të së ardhmes, por sfida reale që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve. Deklarata u bë gjatë pjesëmarrjes së tij në Tryezën e rrumbullakët nacionale për konvergjencën mes drejtësisë klimatike dhe ekologjike.
Murtezani shtoi se diskutimet janë fokusuar te mbrojtja e grupeve më të cenueshme, zbatimi i Planit Nacional Energjetik dhe Klimatik, krijimi i vendeve të punës të gjelbra dhe transparenca institucionale. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si rrugë për përparim.
“Me politika dhe partneritete të vërteta mund të ndërtojmë një vend më të rezistueshëm, më të shëndetshëm dhe më të drejtë, që hapëron drejt BE-së me vizion të gjelbër”, përfundoi Murtezani.

