Osmani nga New Yorku: Kosova mbetet ndër vendet më pro-evropiane në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York mori pjesë në takimin tradicional të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, me përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e saj, presidentja Osmani theksoi përkushtimin e Kosovës ndaj integrimit evropian, duke nënvizuar se Kosova mbetet një nga vendet më pro-evropiane dhe më të sigurta në rajon.

Ajo ripërsëriti gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të bashkëpunuar ngushtë me Bashkimin Evropian dhe për të ndjekur politikat e tij në rrugën drejt anëtarësimit.

Osmani shtoi se Kosova do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, duke luajtur një rol aktiv për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT