Moti sot në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell.
Vende-vende, sidomos në pjesët lindore moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, ndërsa lokalisht do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore herë pas here erë e fortë nga drejtimi perëndimor. Temperaturat minimale do të jenë në interval nga 11 deri në 18, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 23 deri në 29 gradë.