Thursday, May 2, 2024
spot_img

PARAMETRAT E KOMUNIKIMIT ME ELEKTORATIN 

Mënyra se si manifestohet komunikimi me votuesit flet shumë për statusin e politikanit interpersonal. Pra, një model i shëndetshëm i komunikimit me të tjerët prezupozon edhe një mirëqenie emocionale si bazament i mirëqenies së shëndetit mendor. Së këndejmi shtrohet nevoja për të zhvilluar aftësitë e dhënies dhe marrjes së mesazheve në mënyrë të kënaqëshme, duke i zbutur dhe neutralizuar keqkuptimet dhe konfliktet me personat me të cilët bashkëbisedojmë dhe bashkëgarojmë.

 

Një komunikim konstruktiv dhe i frytshëm nënkupton edhe një model të shëndetshëm të komunikimit në ambientin electoral përkatës. Eshtë i gabueshëm konstatimi se elokuenca verbale paraqet kushtin primar për një komunikim optimal me të tjerët. Si parakusht esencial për t’u bërë bashkëbisedues i mirë dhe i pëlqyeshëm është zelli dhe gadishmëria për të dëgjuar me kujdes dhe durim të tjerët. Aspekt tjetër i rëndësishëm gjatë raporteve ndërpersonale është tonaliteti, ritmi, ngjyrimi, rymimi i zërit dhe fjalëve me të cilat komunikojmë.

Ajo që na bën komunikues të aftë qëndron në kapacitetin e politikanit si urtësi,dhe kulturë politike.

 

Partia e cila pretendon të mare pushtetin me anë të votave më të shumta,e nevojshme është që të ofrojë argumente dhe vizione më të realta të cilat i kanë munguar populates,gjatë pushtetit të mëparshëm.Pra detektimi i problemeve determinante duhet t’i sqarohet elektoratit se do të ndryshohen apo të menjanohen.

 

 

Elektorati do t’i pranojë me bindje të thellë se politikfolësit reflektojnë mençuri dhe se e kanë kuptuar dëshirën e masës votuese.Partitë politike zgjedhjet duhet t’i kuptojnë si garë programore.

 

Barometër mates për nivelin e kulturës demokratike,të një populli,janë organizimi dhe regullsia gjatë proçesit zgjedhor.Zgjedhjet ndiqen dhe vëzhgohen nga ndërkombtarët,pas përfundimit të zgjedhjeve ipen raporte pë regullsinë dhe për rezultatin zgjedhor,mvarsisht si do pranohen rezultatet përfundimtare nga organizatat ndërkombtare.

 

Popullata pas çdo cikli zgjedhor shpreson se do të përmirësohet standardi jetësor si dhe të avansohet statusi politik i etniteteve në shtetet multietnike,kërkohet nga partitë politike ndryshim më i shpejtë në këtë aspekt.

Nexhat Bexheti

 

 

 

 

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT