Tuesday, April 30, 2024
spot_img

PARKU KOMBËTAR MALI SHARR: U dogjen 170 ha, prej të cilave përafersisht 20 ha pyll shtetërorë,  të përfshirë nga zjarri tokësor në 30 % të  sipërfaqes, rreth 70 ha tokë bujqësore privat

KUMTESË

 

Duke pas parasysh kushtet klimatike dhe lokacionin e zjarrit javën e kaluar në Malin Sharr mbi fshatin Veshallë , dje pas lindjes së diellit mobilizuam dhjetë të punësuar nga Institucioni Publik Parku Kombëtar Mali Sharr. Vendi i zjarrit ndodhej në terren të pjerët, pa akses për automjet dhe pa burim të ujit në afërsi. Duke e njohur terrenin, mënyra e vetme për ta  lokalizuar zjarrin ishte të arrihej deri tek fillimi i zjarrit me 90 minuta ecje në këmbë  dhe të intervenohej me fshesa dhe lopata. Ose të shuhej me avion, nëse kishte nevojë dhe kushte .

Në këtë zjarr u dogjen 170 ha, prej të cilave përafersisht 20 ha pyll shtetërorë,  të përfshirë nga zjarri tokësor në 30 % të  sipërfaqes, rreth 70 ha tokë bujqësore private dhe parcela të vogla nën pyje private dhe pjesa tjetër kullotë e lartë malore, pronë e RMV. Gjatë ndërhyrjes vumë re ujk, derr të egër dhe një thëllëz mali si  ikën nga zjarri dhe një ari të  trembur i cili u fsheh në shpellë.

Institucioni ka program vjetor për  mbrojtje dhe parandalimi nga zjarri dhe punon me të njejtin për të dytin vit. Na mungojnë plane për menaxhimin me pyjet dhe hartë e vegjetacionit për të gjithë zonën por pavarësisht kësaj disa parametra janë të qartë. Mali Sharr shtrihet në kufirin verior të shtetit  ndërsa është karakteristike se një pjesë e madhe e shpateve janë të pjerrëta dhe me ekspozim jugor gjë që e bën atë shumë të thatë. Me migrimin fshat qytet, tokat e punueshme përreth fshatrave janë kryesisht të braktisura dhe të mbingarkuara me materiale lehtë që digjet. Statistikat ndër vite tregojnë se periudhat kritike për zjarret në Malin Sharr janë pranvera dhe vjeshta. Në periudhën e verës ne si Institucion nuk vendosëm ndalesë për lëvizje në pyll për shkak të popullatës së madhe në park e cila ka nevojë të shkojnë deri te pronat e tyre, dhe vetë mali ka mbi 80 hyrje  dhe dalje që domethënë është e vështirë të vendoset kontroll. Drejtoria e parkut shpëtimin e sheh në bashkëpunimin me popullatën lokale dhe vizitorët nëpërmjet edukimit të vazhdueshëm.

Vitin e kaluar kemi evidentuar 12 zjarre. Që nga fillimi i këtij viti deri tani kemi pasur 10 zjarre. Këto shifra tregojnë dy probleme, ndryshimet klimatike dhe sjelljen е e njerëzve. Ka pasur dhe do të ketë zjarre, por në kushtet e ndryshuara të motit duhet të përshtatim praktikat e jetesës. Pastrimi pranveror dhe vjeshtor i mbeturinave dhe djegia e kullotave në kushtet e vegjetacionit të thatë për shkak të dimrit të butë dhe reshjeve të reduktuara kanë pasoja katastrofale si për njerëzit ashtu edhe për natyrën. Kostoja e jetës njerëzore dhe humbja e natyrës dhe biodiversitetit nuk kanë çmim. Në zjarrin e djeshëm, banorët e Veshallës humbën prona të vlefshme private, një pyll të bukur ahu, janë më të ndjeshëm ndaj përmbytjeve të rrëmbyeshme dhe proceseve erozive, dhe humbën vende grumbullimi të vlefshme të dëllinjës dhe boronicave.

Sigurisht egzistojnë dënime, por veprat penale të tilla janë shumë të vështira për t ‘u provuar. Kjo është arsyeja pse në të ardhmen do të forcojmë kontrollet e lëvizjes dhe do të përqendrohemi në parandalimin përmes edukimit dhe informimit të popullatës.

Në trajtimin e zjarreve, duke përfshirë edhe këtë të fundit, u shfaqën të metat e sistemit, dhe dje ndërsa po punonim, pyesnim veten pse përveç shuarjes së zjarrit në pyll shuanim kullota të larta malore të menaxhuara nga Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e Kullotave. Nga vitet pas konfirmohet fakti se shumica e zjarreve fillojn nga kullotat, ato që ne duhet të kujdesemi dhe t’i ruajmë, ndërsa menaxhohen nga institucion tjetër, pa asnjë kompensim financiar, dhe as nuk i evidenton këto dëme. Gati gjysma e territorit të parkut kombëtar është kullotë dhe shumica e këtyre zonave janë në zonën e rreptë të mbrojtjes. Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës, në këtë zonë, Institucioni publik që menaxhon parkun kombëtar duhet të ketë kontroll dhe mbikëqyrje të plotë të të gjitha aktiviteteve. Zgjidhja e  kësaj situate absurde është sfida jonë e radhës.

Si shërbim i vetëm që kujdeset me përballimin e zjarreve në Parkun Kombëtar, i gjithë Mali  Sharr, nga Jazhinca deri te Parku Kombëtar i Mavrovës, disponojmë vetëm me disa fshesa, lopata, shpinore ergonomike dhe shumë entuziazëm. Në ekipë kemi kolegë me përvojë por vazhdojmë të përmirësohemi. Në bashkëpunim me US Forest Service në javën nga 15-19 prill  organizojmë trajnime për parandalimin dhe përballimin me zjarre në hapësirë të hapur.

Shuarja e zjarrit, vlerësimi i dëmeve dhe takimi me kafshët e egra nuk përjetohen nga zyra dhe nga telefoni. Pakujdesia për natyrën është pjesërisht rezultat i asaj distance nga natyra dhe është koha për t ‘u afruar më afër me të.

Në 99% të rasteve shkaku është faktori njeri, në raste shumë të rralla ato shuhen vetë, dhe në asnjë rast nuk shuhen nga zyra.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT