Friday, May 3, 2024
spot_img

Parlamenti Studentor i UT-së e shënoi Ditën Botërore të Glaukomës

Me moton “Bota është e ndritshme, ruajeni shikimin tuaj” Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës, në bashkëpunim me Kabinetin e Glaukomës pranë Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Syve në Shkup, sot në Tetovë e shënuan Ditën Botërore të Glaukomës.

Në botë, çdo vit shënohet kjo ditë me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për të realizuar matje të shtypjes së syrit që sëmundja të parandalohet me kohë. Me këtë rast, një grup studentësh i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë nën udhëheqjen e asistentit të lëndës së oftalmologjisë, Dr. Muhamedin Rushiti kanë realizuar kontrolle falas të matjes së shtypjes së syve dhe njëkohësisht kanë informuar qytetarët për këtë sëmundje.

Ekipin e studentëve të cilët kryenin kontrolle falas për qytetarët, e vizituan Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli, Kryetari i Senatit Prof. Dr. Vullnet Ameti, dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë Prof. Dr. Nevzat Elezi bashkë me disa bashkëpunëtorë të tij.

Ndër të tjera qytetarët patën mundësi të njoftohen se glaukoma është sëmundje serioze e syrit e cila nëse nuk trajtohet me kohë sjell deri te verbërimi i plotë, ndryshe njihet edhe si “vjedhësi i heshtur i shikimit” për arsye se në fillim nuk ka pothuajse asnjë shenjë. Si shkaktar kryesor i glaukomës është rritja e shtypjes së syrit e cila sjell deri te dëmtime të nervit optik.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT