Saturday, July 27, 2024
spot_img

Pas Athinës, Rama është pritur nga mijëra shqiptarë në Itali

Kryeministri shqiptar Edi Rama, me takimin e sotëm në Milano, vazhdon aktivitetet e planifikuara me diasporën shqiptare, të cilat i nisi nga Athina e Greqisë, raportojnë mediat shqiptare për vizitën e sotme në diasporën shqiptare në Itali.

Në fillim të fjalës së tij ai tha se ndjehet i prekur nga mikpritja madhështore e bashkatdhetarëve, duke theksuar se “shqiptarët në Itali janë bashkuesit kryesorë dhe më meritorë të dy brigjeve të Adriatikut”. Jam thellësisht i prekur nga mikpritja juaj. Një përqafim për të gjithë nga kjo arenë ku flamujt kuqezi dhe trengjyrëshi italian dëshmojnë për bukurinë dhe lidhjen e përjetshme të dy popujve, që historikisht i ka bashkuar deti. Ju shqiptarët në Itali jeni imazhi më i ndritur i pararojës së shqiptarëve në bashkimin me Evropën. As politika, as biznesi, as media, por ju jeni bashkuesit kryesorë dhe më meritorë të dy brigjeve të Adriatikut, tha ai.

Sipas tij, shqiptarët u përballën me paragjykime, por me “shembullin e punës dhe talentit të tyre arritën të ndryshojnë perceptimin e krijuar në mënyrë të padrejtë”, duke përmendur shembuj nga fusha e kulturës dhe sportit, zona ku shqiptarët u shquan me bëmat dhe talentet e tyre në vendin fqinj.

Ai vlerësoi Italinë dhe kritikoi Greqinë, e cila i detyroi shqiptarët të ndryshojnë identitetin e tyre, gjë që do të “mbetet një njollë e madhe turpi në historinë e Evropës demokratike “. Shqiptarët në Itali nuk u detyruan të ndryshojnë emrin, siç bëjnë shqiptarët në Greqi. Ju nuk i ndërruat emrat, siç ndodhi tragjikisht me vëllezërit dhe motrat tona në Greqi. Kjo do të mbetet një njollë e madhe turpi në historinë e Europës demokratike, akuzoi Rama.

Ai u ndal edhe tek numri i shqiptarëve në Itali, bizneset si dhe ata që do të përfitojnë pension në bazë të marrëveshjes dypalëshe, e cila tashmë është ratifikuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Pothuajse një çerek milioni prej jush janë shtetas italianë, 3/5 prej jush janë të përqendruar në veri të Italisë. Në shtetin italian janë mbi 40 mijë kompani shqiptare dhe 421 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga një marrëveshje me Italinë për njohjen reciproke të pensioneve , theksoi Rama.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT