Pas ofendimeve ndaj kundërshtarëve politik të VLEN-it, Ahmeti akuzon Albin Kurtin

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në një intervistë ekskluzive për Balkan Talks në Euronews Albania, deklaroi se pozitat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po degradojnë për shkak të përfaqësimit jo të denjë në qeveri.

Ahmeti përmendi edhe një sërë akuzash ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ai ka marrë anën e kryeministrit të RMV-së, Kristijan Mickoski, në dëm të interesave të shqiptarëve.

“Pse Albin Kurti merr anën e Mickoskit, ka marrë anë dukshëm, mua nuk më pengon. Unë kam bashkëpunuar me të gjitha partitë në Shqipëri dhe Kosovë, asnjëherë nuk kam marrë anë. Na duhen marrëdhënie të mira me të dyja shtetet shqiptare. Ka marrë anë hapur në mbështetje të politikave antishqiptare të Mickoskit. Dy muaj mediat në RMV janë marrë me Korridorin e 8, se po ndërtohet në Shqipërinë e Madhe”, tha Ahmeti.

Deklarata e Ahmetit vjen pas disa tensioneve politike në rajon dhe ofendimeve të drejtuara ndaj liderëve të VLEN-it.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com