Pas tri dekadash pa ujë të pijshëm, Tetova më në fund gëzon furnizimin – Drejtori i NPK ‘Sharri’, Valon Zeqiri: Banorët ta gëzojnë, hajdutët le të turpërohen

Edhe pse disa herë është promovuar ky projekt madhor, sot u bë inaugurimi zyrtar i furnizimit me ujë të pijshëm, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Tetovës – ai që çdo ditë kishte pyetur: “Ku keni mbërritur me 146?”.
Pavarësisht kritikave, historia do ta mbajë mend si promotor të ndryshimit të Tetovës.

Drejtori i NPK “Sharri”, Valon Zeqiri, ndau emocionet e banorëve të lagjes, të cilët pas tri dekadash mungesë, më në fund kanë ujë nëpër shtëpitë e tyre:

  • “Faleminderit vlla, shumë gjë na sosët punën me ujin, se kemi qenë si në Afrikë!”

  • “Drejtor, çesh çesh ama s’e dish si do të those 30 vjet pa ujë çdo ditë!”

  • “Dhurata ma e madhe për ditëlindjen sot – uji g na praune mbas 30 vjetve!”

  • “Kur do ta lëshoni këtë ujtin g t pajm pak ta provojm?” (disa fëmijë të lagjes)

  • “Kryetar, sot ëndrra u bë realitet.”

“Banorët le ta gëzojnë, ndërsa ata që i vodhën mjetet le të turpërohen! Të shuash etjen e një të eturi është një nga veprat më të mira që mund të bëjë një besimtar. Profeti ﷺ është pyetur: ‘Cila është vepra më e dashur tek Allahu?’ Ai tha: ‘Të japësh ujë për të pirë.’”, u shpreh drejtori i NPK “Sharri”, Valon Zeqiri.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com