Në kuadër të zbatimit të konkluzave të Kuvendit Qendror, sot u konstitua Këshilli Koordinativ i PDSH-së, organ udhëheqës që do të koordinojë aktivitetet për riorganizimin e strukturave partiake.
Në mbledhjen konstituive, me përbërje të plotë, kryesues u zgjodh z. Imer Aliu.
Ky proces synon:
-
Konsolidimin e partisë dhe forcimin e strukturës organizative;
-
Përforcimin e disiplinës partiake;
-
Përfshirjen e kuadrove të reja dhe të rinjve me integritet dhe përgatitje profesionale;
-
Rritjen e transparencës dhe përmirësimin e komunikimit të brendshëm.
Sekretariati për Informim – PDSH

