TETOVË – Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) po vijon me intensitet aktivitetet organizative në kuadër të Degës së Tetovës. Në procesin e fundit të ristrukturimit, janë mbajtur kuvendet zgjedhore në dy nëndegë të rëndësishme të qytetit.
Me votë të kuvendarëve, janë përcaktuar drejtuesit e rinj:
-
Nëndega nr. 2: Kryetar u zgjodh z. Ardi Zendeli.
-
Nëndega Teteks 2: Kryetar u zgjodh z. Mustaf Beadini.
Ky proces është pjesë e strategjisë së PDSH-së për konsolidimin e strukturave të saj në terren dhe fuqizimin e degës kryesore në Tetovë. Nga partia njoftojnë se ky aktivitet do të vijojë edhe në ditët në vijim.
“Procesi i ristrukturimit vazhdon edhe në ditët e ardhshme me mbajtjen e kuvendeve në nëndegët e tjera,” thuhet në njoftimin zyrtar të Degës së PDSH-së.
Ky riorganizim shihet si një hap drejt përgatitjes së strukturave për aktivitetet e ardhshme politike dhe forcimit të lidhjes me bazën e partisë në çdo lagje të qytetit.


