Saturday, July 27, 2024
spot_img

Pendarovski : Nga partitë politike parlamentare kërkoj që të sjellin menjëherë ndryshime të Ligjit për Siguri të Qarkullimit në Rrugë

“Është e papranueshme qytetarët maqedonas të cilët janë tashmë të ekspozuar në shpenzime personale që të ndryshojnë dokumentet, të vendosen në gjendje paniku dhe frike se a do të dënohen gjatë pjesëmarrjes së tyre në qarkullim. I ndjek reagimet e qytetarëve të shqetësuar të cilët më kontaktuan edhe personalisht mbrëmë dhe e kuptoj shqetësimin dhe zemërimin e tyre.

Nga partitë politike parlamentare kërkoj që të sjellin menjëherë ndryshime të Ligjit për Siguri të Qarkullimit në Rrugë dhe të normave përkatëse të ligjeve të tjera që e rregullojnë këtë fushë që t’u mundësohet qytetarëve t’u vlejnë lejet e qarkullimit dhe patentat e shoferëve, të gjithë shoferëve që marrin pjesë në qarkullim në territorin e shtetit, kurse të cilave nuk u ka kaluar afati i përdorimit llogaritur që nga data e lëshimit të tyre. Siç thashë edhe para disa javësh, nëse ka vullnet politik, zgjidhjet ligjore mund të miratohen në një afat shumë të shkurtër.

Askush nuk duhet të dënohet sepse nuk e ka ndryshuar lejen e qarkullimit dhe patentën e shoferit pa faj të qytetarëve dhe të cilave nuk u ka kaluar afati i përdorimit llogaritur nga data e lëshimit, sidomos jo për qarkullim në territorin e shtetit tonë.

U bëj thirrje institucioneve kompetente që t’i informojnë në kohë dhe saktë qytetarët për të gjithë hapat të cilat po ndërmerren që të tejkalohet kjo situatë e papranueshme.
Njëkohësisht, si Presidenti i shtetit dua ta përsëris përkushtimin tonë në zbatimin e të gjitha obligimeve ndërkombëtare juridike që i kemi ndërmarrë, kurse dalin nga a.q. “Marrëveshja e Prespës”.“

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT