Saturday, April 20, 2024
spot_img

Përfaqësimi i drejtë në sektorin publik në Maqedoninë e Veriut: me trendin aktual, përfaqësimi adekuat i komuniteteve do të arrihej në vitin 2055

Një analizë e re e Institutit për Politika Publike (IPP) Arbën Xhaferi paraqet një pasqyrë të përgjithshme të përfaqësimit të komuniteteve dhe të grave në sektorin publik të Maqedonisë së Veriurt, bazuar në të  dhënat e Barometrit të Përfaqësimit të Drejtë të IPP Arbën Xhaferi.

Indeksi i i përfaqësimit të drejtë të komuniteteve në nivel të përgjithshëm të sektorit publik tregon se Maqedonia e Veriut e ka përmbushur në masë prej 67% parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat,  nga 59% sa ishte në vitin 2014, apo një përmirësim prej 1% në vit.

Në pozitat drejtuese, gjendja është më e vështirë, pasi që niveli përmbushjes së përfaqësimit të drejtë të komuniteteve në pozitat udhëheqëse ishte 54% në vitin 2022, krahasuar me 45% në vitin 2014, përsëri në përmirësim prej 1% në vit.

Sipas Arben Fetait, drejtori i IPP Arbën Xhaferi, arritja e përfaqësimit adekuat kërkon angazhim më serioz nga ana e institucioneve shtetërore. Arben Fetai thotë “Nëse trendi aktual vazhdon, atëherë përfaqësimi adekuat i komuniteteve në fuqinë e përgjithshme punëtore të sektorit publik do të arrihet për 33 vjet, ose rreth vitit 2055. Në pozitat udhëheqëse, përfaqësimi adekuat i komuniteteve do të arrihej pas 46 viteve, apo rreth vitit 2068.

Barometri i Përfaqësimit të Drejtë, një projekt i zbatuar nga Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi me mbështetjen e Bashkimit Evropian, ka mbledhur të dhëna për përfaqësimin e komuniteteve dhe të grave në institucionet publike në periudhën 2014-2022, bazuar në raportet e Avokatit të Popullit.

Përveç paraqitjes së numrave të përgjithshëm rreth përfaqësimit të drejtë, Barometri llogarit indekse të ndryshme që vlerësojnë përmbushjen e parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, në numra unik nga 0-10, të krahasueshëm ndër vite dhe ndërmjet institucioneve. Indekset e përfaqësimit të drejtë kalkulohen sipas strukturës demografike të popullsisë, bazuar në regjistrimin e popullsisë të vitit 2021. Barometri i Përfaqësimit të Drejtë është i qasshëm në web-faqen e Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi: https://ipp-arbenxhaferi.org/

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT