Ora verore për vitin 2025 përfundon të dielën, më 26 tetor, duke i lënë vendin orës dimërore.
Gjatë natës ndërmjet së shtunës dhe së dielës, më 25–26 tetor, në orën 03:00 pas mesnate, akrepat e orës do të kthehen një orë prapa. Kështu, koha 03:00 do të llogaritet si 02:00.
Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale rikujton qytetarët se kjo ndryshon sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të miratuar më 28 mars 2025 dhe të publikuar në “Gazetën Zyrtare” nr. 68.

