Thursday, May 2, 2024
spot_img

Përgënjeshtrim i MASH –it : Nuk kemi iniciuar rritje të pjesëmarrjes në studime,  studentët të jenë të qetë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës reagon ndaj shkrimeve  të disa medieve ku  thuhet  se me iniciativë të Ministrisë dhe Qeverisë do të dyfishohet pjesëmarrja për studime në institucionet e arsimit të lartë shtetëror për të tre ciklet e studimeve. Ky informacion nuk është i vërtet dhe për këtë arsye apelojmë që studentët të jenë të qetë, sepse do të vazhdojnë të paguajnë të njëjtat shuma për shtetin dhe kuotën e bashkëfinancimit që janë të vlefshme për momentin.

 

Në komunikim me Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, morëm informatë se rektorati ka kërkuar mendim nga fakultetet dhe njësit në përbërje, nëse shumat të cilat aktualisht po paguhen janë të arsyeshme apo ndoshta duhet t’i nënshtrohen korrigjimeve të caktuara. Megjithatë, ky është proces i nisur nga brenda.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës respekton parimin e gjithëpërfshirjes gjatë krijimit të politikave dhe sjelljes së vendimeve, kështu që i sigurojmë studentët se asnjë vendim që e dëmton procesin e tyre arsimor nuk do të sjellet pa përfshirjen e organizatave që përfaqësojnë qytetarët e ardhshëm akademikë. Shumat e participimit mbetet e njëjt sikuese deri më tani.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT