“Përgjithmonë”: Jori Delli shpall fejesën me Fred De Palma

Modelja dhe influencerja shqiptare Jori Delli ka konfirmuar zyrtarisht fejesën me artistin e njohur italian Fred De Palma. Lajmi u bë publik përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, ku Jori ndau disa fotografi nga momenti special.

 

Në imazhet e publikuara shihej unaza e fejesës në gisht, ndërsa çifti pozonte në një ambient tërësisht romantik, duke i dhënë ndjekësve të kuptojnë se aty ishte zhvilluar edhe propozimi.

Krahas fotove, Jori shoqëroi postimin me një mbishkrim të shkurtër, por kuptimplotë: “Përgjithmonë”, duke e bërë lajmin të marrë menjëherë vëmendje në mediat italiane dhe shqiptare.

Ky hap i çiftit vjen pas një periudhe të gjatë marrëdhënieje, e cila ka qenë shpesh në fokus të mediave rozë për shkak të famës së të dyve në fushat e tyre.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT