Përleshje në Zhelinë, kërcënime me armë dhe mjete metalike – një person arrestohet

Më datë 05.11.2025, rreth orës 19:55, në fshatin Zhelinë të Tetovës, punonjës policorë nga Departamenti Policor Grupçin kanë privuar nga liria personin Xh.B. (37) nga Zhelina.

Sipas njoftimit të SPB Tetovë, rreth orës 17:15, në rrugën rajonale Zhelinë–Shkup, ai së bashku me disa persona të tjerë kanë sulmuar fizikisht personin B.I. (33) dhe babanë e tij I.I. (53) nga fshati Strimnicë, të cilët në atë moment po kryenin detyra pune.

Gjatë incidentit, disa nga agresorët i kanë kërcënuar viktimat me armë zjarri dhe mjete metalike. Policia ka nisur masa për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet kallëzimi përkatës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com