Saturday, July 27, 2024
spot_img

Përmbushen kushtet e punës për funksionim më efikas në Qendrën ,,Një Pikë Shërbimi në Tetovë”

Përmbushen kushtet e punës për funksionim më efikas në Qendrën ,,Një Pikë Shërbimi në Tetovë”

 

Tetovë, 12 mars 2024

 

Ministri  i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Naim Bajrami, sot realizoi takim me të punësuarit në Qendrën ,,Një Pikë Shërbimi” në Tetovë.

 

 

Ministri Bajrami, theksoi se janë shqyrtuar dhe janë marrë parasysh të gjitha kërkesat që janë adresuar zyrtarisht nga ana e të punësuarve në Qendrën “Një Pikë Shërbimi në Tetovë”, përkatësisht se kërkesat e tyre janë realizuar në një kohë shumë të shkurtër, për funksionimin normal dhe pa pengesa gjatë ofrimit të shërbimeve.

 

Njëkohësisht, ministri Bajrami premtoi se Qendra e ,,Një Pikë Shërbimi” – Tetovë, do të ketë lokacion të ri në qendër të qytetit, më të aksesueshëm për qytetarët, ku gjithashtu qytetarët do ta kenë më të lehtë për t’u orientuar.

 

“Për t’i ngjasuar një ‘Qendre bashkëkohore’ në ofrimin e shërbimeve të digjitalizuara, të cilat do të jenë sa më efikase dhe në dobi të qytetarëve, me qëllim që procesi i punës të vijojë pa pengesa, së pari, duhet të sigurohen kushtet e punës për të punësuarit, të cilat publikisht e them se u realizuan me sukses dhe njëkohësisht premtoj se Qendra e ,,Një Pikë Shërbimi” – Tetovë, do të ketë lokacion të ri në qendër të qytetit, më të aksesueshëm për qytetarët”, – deklaroi ministri Bajrami.

 

 

“Si ministri kompetente në ofrimin e shërbimeve që i ofron kjo Qendër, prioriteti ynë kryesor është që të sigurojmë kushte pune sa më të volitshme për të punësuarit, me qëllim që ata të mund të ofrojnë shërbime sa më kualitative dhe në kohë. Pikërisht për këtë, jemi ne ata që shërbimet tona t’i çojmë tek qytetarët. Ofrimi në kohë i këtyre shërbimeve redukton humbjen e kohës së vyer dhe rrit besim ndaj institucioneve”, – potencoi ministri Bajrami.

 

 

Ministri, gjithashtu potencoi se kjo dinamikë e punës do të vazhdojë edhe në Qendrat që janë në lokalizuara në Shkup, në Kumanovë, në Manastir dhe në Ohër.

 

 

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT