“Përshefca nëpër vite” rikthehet me ribotim të ri

Është realizuar ribotimi i monografisë “Përshefca nëpër vite”, një libër i autorëve Neshat Jashari dhe Afrona Jashari, që dokumenton historinë, zhvillimet dhe rrëfimet e fshatit Përshefca ndër vite. Vepra sjell materiale të mbledhura me kujdes, fotografi dhe dëshmi që deri dje ruheshin vetëm në kujtesën gojore të banorëve.

Ribotimi është bërë i mundur falë mbështetjes financiare të Klubit “Elita”, si dhe kontributit të miqve që kanë mbështetur projektin në vazhdimësi.

Monografia konsiderohet një burim i rëndësishëm dokumentues, që rikthen në vëmendje historinë lokale dhe e ruan atë për brezat që vijnë. Autorët theksojnë se qëllimi i tyre ka qenë të krijojnë një material të shkruar që i jep formë ngjarjeve nga e kaluara dhe i kthen ato në histori të qëndrueshme./KohaNews

 

TË NDRYSHME

TË FUNDIT