Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Vesa, ka ndarë së fundmi me ndjekësit në Instagram disa momente të veçanta nga jeta e saj private. Ajo publikoi një foto ku shihet duke mbajtur në krah një vogëlushe, ndërsa e uron për ditëlindje.
“Gëzuar ditëlindjen Lana, të don dada shumë”, shkroi Vesa krahas imazhit, ku duket edhe portreti i bashkëshortit të saj, futbollistit Mirlind Daku, i cili është pjesë e Kombëtares.
Përveç kësaj, modelja ka ndarë edhe disa momente intime me partnerin e saj, duke treguar dashurinë dhe përkujdesjen që ata kanë për njëri-tjetrin.
Gjithashtu, Vesa publikoi një foto të një buqeteje me trëndafila të kuq, që mesa duket ia kishte dhuruar Mirlind Daku për përvjetorin e lidhjes së tyre. Fotografia shoqërohej me mbishkrimin: “Gëzuar përvjetorin”.
Këto postime kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke i dhënë një pamje më të ngrohtë dhe private të marrëdhënies së çiftit dhe jetës së tyre familjare.’

