Wednesday, April 17, 2024
spot_img

PESË LOJTARË KUQEZI ANGAZHOHEN ME SHPRESAT E VENDIT

Ramadani e Krstevski do të luajnë me Maqedoninë U21, ndërsa Jakupi e Meliqi grumbullohen nga përfaqësuesja U19 për turneun Elite Round.

Pauza ndërkombëtare e kampionatit shkaku i ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese me ekipet e shpresave të vendit sheh të angazhuar 5 futbollistë të Shkëndijës. Ramadani, Krstevski, Jakupi, Meliqi dhe i riu Islami janë bashkuar me përfaqësueset respektive (U21, U19 dhe U18) për ndeshjet e muajit mars.

Reshat Ramadani dhe Vane Krstevski me Maqedoninë U21 do të zhvillojnë ndeshje eliminatore për kualifikim për Kampionatin Evropian në Sllovaki në vitin 2025. Ndeshja e xhiros së 5-të kundër Gjibraltarit është caktuar për më 21 mars në Arenën “Todor Proeski”, me fillim nga ora 14:00, ndërsa më 26 mars, në Arenën “Todor Proeski”, me fillim nga ora 14:00 luhet dueli me Suedinë.

Lorik Jakupi dhe Anes Meliqi me Maqedoninë U19 në Shkup luajnë turneun Elite Round për kualifikim në Kampionatin Evropian. Në grupin e shpresave të vendit janë edhe Ukraina, Zvicra dhe Letonia.

Vebi Islami që luan me Shkëndijën U19 dhe kohë pas kohe kyçet në stërvitje me ekipin e parë, vazhdon të jetë pjesë standarde e Maqedonisë U18. Kjo gjeneratë do të merr pjesë në turneun ndërkombëtarë “Antalia Kup 2024” në Antalia të Turqisë ku do të ndeshen me Moldavinë (20 mars), Estoninë (23 mars) dhe Turqinë (26 mars).

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT