Saturday, May 4, 2024
spot_img

PESË NDESHJE ME VLERË TITULLI PËR TU LUFTUAR BASHKARISHT

Llogaritë se ku gabuam bëhen në fund. Tash na duhet unitet dhe përkrahje edhe nga publiku. Pavarësisht negativës, Shkëndija në pesë ndeshjet e mbetura ka gjasa reale për titullin dhe kuqezinjtë me mbështetjen e publikut janë të vendosur të provojnë gjitha mundësitë. 

Duke nisur nga fundjava e ardhshme, Shkëndija hyn në serinë e pesë dueleve të fundit kampionale ku do të vendosen verdiktet e këtij sezoni. Do të luajmë tre herë si vendas dhe dy ndeshje si mysafir në takimet që do vendosin fatet e skuadrave në kampanjën aktuale. Kuqezinjtë janë 6 pikë larg vendit të parë, kemi lëshuar goxha shumë pikë, por kanë lëshuar edhe rivalët dhe forma e luhatshme e të gjithëve na bën të vendosur të provojmë të marrim maksimumin në ndeshjet e mbetura, me besim për një fund të lumtur.

Orari na jep të drejtë të jemi optimistë dhe fillimisht kemi dy ndeshje rresht në shtëpi. Të dielën presim Gostivarin dhe pastaj sërish luajmë si vendas me AP Brera. Në tre xhirot e fundit pason gara e vërtetë kur ekipet e kreut ndeshen mes veti. Fillimisht i shkojmë në Çair Shkupit, para se në xhiron e parafundit të presim Strugën në Tetovë. Ndeshjen e fundit e luajmë jashtë me Rabotniçkin në xhiron kur mes veti ndeshen Struga e Shkupi.

Tani na duhet unitet dhe mbështetje. Llogaritë se ku gabuam do të bëhen në fund. Ndërkohë urojmë dhe besojmë se bashkarisht mund të përmbysim gjërat. Nga ne varret si do të kemi qasjen. Kemi kaluar sfida edhe më të rënda. I’a vlen ta provojmë së bashku këtë luftë, me besim se do të dalim fitimtarë.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT