Saturday, April 27, 2024
spot_img

Pesë pyetje drejtuar kryetarit aktual të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari

Dega e BDI në Gostivar ka mbajtur një konferencë për media nga deputetja Arta Bilalli – Zendeli informon Tetovasot.
Ajo i është drejtuar me pesë pyetje kandidatit për president nga VLEN dhe njëherit kryetar i Komunës së Gostivarit Arben Taravarit.
Ajo tha se përmes mjeteve të informimit, ne sot i drejtohemi kryetarit të komunës, Arben Tarvari me 5 pyetje dhe insistojmë të kemi përgjigje nga ana e tij.

 

Nën 1: Sa është rritur borxhi i komunës në shtatë vite qeverisje nga ana e juaj. Sa është borxhi i tre Ndërmarrjeve Publike? Ne e dijmë sa është borxhi, por është mirë që qytetarët e Gostivarit ta dëgjojnë nga ju? Tabela e transaprencës e vendosur para komunës para 7 vitesh mbeti e fikur. Është koha të ndizet dhe të bëhet transaprenca!

 

Nën 2: Sa është numri i kontratava për punësime të përkohshme në komunë dhe ndërrmarjet publike. Sa persona marrin rrogë dhe nuk shkojnë në punë.  Ne e dijmë sa është borxhi, por është mirë që qytetarët e Gostivarit ta dëgjojnë nga ju. Dhe derisa ka me qindra  kontrata fiktive, pse po vonohen rrogat e të punësuarve në Ndërmarrjet Publike? Si shpjegohet fakti që rroga ka për punësimet fiktive e rroga s’ka për punëtorët e higjienës komunale? Sa është numri i punësimeve fiktive që u bënë gjatë periudhës pasi u shpallën zgjedhjet presidenciale e parlamentare?

 

Nën 3: Cilat janë kompanitë fiktive me nga një të punësuar që marrin milione euro tender nga komuna. Ne e dijmë dhe pronarët e tyre i shohim çdo ditë duke të qëndruar anësh, para apo mbas jush. Është mirë që ju të tregoni se për kë bëhet fjalë dhe në çfarë raporti familjar jeni me ta?

 

Nën 4: Jeni kryetari i vetëm i komunës që ndërhyre në hapësirat e parkut të qytetetit duke vendosur kiosqe e duke mundësuar ndërtime të larta. A është e vërtetë që të ashtuquajturat garazhe në kate po përgatiten për qendra tregtare e banesa kolektive?

 

Nën 5: Në një paraqitje publike para disa javësh deklarove që brenda pak ditëve je thirrur në Prokurori katër herë me radhë. Opinioni duhet ta dijë se për çfarë rastesh prokuroria po të ndjek dhe të fton në bisedë informative.

 

– Presim nga kryetari i komunës të përgjigjet në pesë pyetjet tona. Të jep sqarime për këto dilema që qarkullojnë në opinion. Nëse çdoherë thirret në transparencë, transparencë është të përgjigjet në këto pesë pyetje. Këtë ua ka borxh qytetarëve të Gostivarit me votat e të cilëve po menaxhon me taksat e tyre, dhe për çdo ditë ngallen dyshime që këto taksa po keqpërdoren si asnjëherë më parë! Nëse Taravari nuk do të përgjigjet, do të përgjigjemi ne duke prezantuar fakte e dokumente zyrtare për dilemat që po ngrisim. Ka ende pyetje që në ditët në vazhdim do t’i drejtohen Taravarit për keqpërdorimet që ndodhëm këto 7 vite nga ana e pushtetit të tij me Gostivarin. Nëse Taravari është i sinqert me sovranin, atëherë le të përgjigjet në këto pyetje e populli pastaj le të vlerëson.

 

Arta Bilalli – Zendeli, deputete nga Gostivari

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT