Saturday, July 27, 2024
spot_img

Policia është në kërkim të personit që ka shtënë në drejtim të kryetarit të Komunës së Haraçinës dhe ka plagosur dy persona

Policia në mënyrë aktive është në kërkim të personit i cili dje ka shtënë me automatik në drejtim të kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi.

 

Përkatësisht, në momentin e të shtënave, Ibrahimi ishte duke i mbikëqyrur punimet në trotuarin e rrugës kryesore. Me të ishte edhe rojtari i tij i sigurisë dhe shoferi.

 

Kryetari Ibrahimi ka shpëtuar dhe është i padëmtuar, ndërsa në vendngjarje kanë mbetur të lënduar shoferi dhe sigurimi. I plagosur rëndë ka mbetur një 21-vjeçar. Ai ndodhet në një klinikë torakale në Shkup, ku i është hequr një pjesë e mushkërisë, ndërsa personi tjetër ndodhet në spitalin e qytetit Sveti Naum, në gjendje të mirë shëndetësore, gjegjësisht në vetëdije.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT