Policia financiare ka ngritur akuzë penale kundër Bajramit, ish-drejtor i Përgjithshëm i Llotarisë së Shtetit.

Drejtoria e Policisë Financiare, sot ka dorëzuar një kallëzim penal pranë Prokurorisë Themelore të Shkupit kundër P.B., në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të Shoqërisë aksionare për organizimin e lojërave të fatit Llotaria e Shtetit të Maqedonisë, për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “Abuzim me pozitën dhe autorizimin zyrtar”, sipas nenit 353, paragrafi 4 dhe 1 të Kodit Penal.

Sipas informacioneve nga Policia Financiare, i pandehuri P.B., në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të Shoqërisë aksionare për organizimin e lojërave të fatit Llotaria e Shtetit, gjatë vitit 2023 ka tejkaluar kufijtë e autorizimeve të tij zyrtare.

– Edhe pse ai ishte i vetëdijshëm dhe e dinte se Shoqëria aksionare Llotaria e Shtetit nuk kishte të drejtë të organizonte lojëra elektronike dhe interneti të fatit, përkatësisht, kjo e drejtë ishte e përfshirë si kapital themelor gjatë krijimit të Shoqërisë për organizimin e lojërave të fatit “Llotaria Shtetërore – Kasinos Austria” Sh.p.k Shkup, me Marrëveshjen për krijimin e saj më 12.12.2013, e nënshkruar për një periudhë prej 15 vitesh, sipas nenit 34 të Ligjit për Shoqëritë Tregtare dhe nenit 7 të Ligjit për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese, i pandehuri P.B. ka marrë një vendim për zhvillimin e një procedurë prokurimi për blerjen e deri në 1100 terminaleve video-lotari me pajisje periferike, nga të cilat, gjatë vitit 2024 ka blerë 825 terminale video-lotari, thuhet në njoftimin e Policisë Financiare.

Me këtë veprim, P.B. ka dëmtuar buxhetin e Shoqërisë me një shumë totale prej 501.319.119 denarë, duke kryer veprën penale “Abuzim me pozitën dhe autorizimin zyrtar” sipas nenit 353, paragrafi 4 dhe 1 të Kodit Penal të Maqedonisë.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights